TESTI 1 Admin 7:43 AM TESTI 1 Edit Testi 1 | AUTOSHKOLLA RKS - Testet Online, Autoshkolla Online, Mëso Online TESTET LITERATURA LUAJ DHE MËSO MË SHUMË PROCEDURAT BLOG RRETH AUTOSHKOLLA TESTET (current) LITERATURA (current) LUAJ DHE MËSO (current) PROCEDURAT (current) BLOG (current) RRETH AUTOSHKOLLA (current) RRETH AUTOSHKOLLA Pyetja 1 / 30 Testi 1 37:24 Çka duhet të keni parasysh gjatë ngasjes si në foto? Në përdorim vetëm të dritave për shënimin e automjetit (pozicionit). Në përdorimin e dritave të shkurtëra. Në adaptimin e syve nga drita në errësirë. Si duhet të veprohet në këtë situatë? Mjetet të cilat lëvizin pas autobusit duhet të ndalen derisa fëmijët të hipin ose zbresin nga autobusi. Mjetet të cilat lëvizin përballë autobusit duhet të vazhdojnë lëvizjen me shpejtësi të zvogëluar. Mjetet të cilat lëvizin përballë autobusit duhet të ndalen derisa fëmijët të hyjnë ose zbresin nga autobusi. Çfarë kujdesi do të keni në këtë situatë? Më ndalohet kthimi djathtas. Duhet të lëviz drejtë. Mund ta ndërroj shiritin e trafikut. Çfarë kujdesi do të keni në këtë situatë? Do të ndalem për t'i dhënë përparësi kalimi mjetit i cili vjen nga kahu i kundërt i lëvizjes. Do të vazhdoj lëvizjen para mjetit i cili vjen nga kahu i kundërt i lëvizjes. Në respektim të shenjës së trafikut. Cilat mjete përfshihen në kategorinë B? Mjetet e udhëtarëve të cilat kanë më së shumti 8 ulëse pa përfshirë ulësen e shoferit. Motokultivatorët. Vetëm mjetet e udhëtarëve (veturat) që kanë më së shumti 5 ulëse, duke përfshirë edhe ulësen e shoferit. Në cilat raste shoferi dërgohet në kontroll të jashtëzakonshëm shëndetësor? Nëse përmbajtja e alkoolit në organizëm është mbi 1,50 g/kg. Nëse refuzon t'i nënshtrohet ekzaminimit se a ka në organizim alkool. Nëse nuk posedon patentë shofer. Çka ndikon në parashikimin e situatave në trafik? Njohuritë për rregullat e trafikut rrugor. Përvoja në ngasje. Tipi i automjetit. Si quhet, kalimi me mjet pranë një mjeti tjetër të ndalur a të parkuar, ose pranë një objekti që gjendet në shiritin e trafikut nëpër të cilin lëviz mjeti rrugor? Tejkalim. Anashkalim. Perballkalim. Çka ndikon në zvogëlimin e fushës së dukshmërisë? Shpejtësia e madhe e lëvizjes. Shpejtësia e vogël e lëvizjes. Alkooli. Në cilat raste zgjatet rruga e frenimit? Nëse shpejtësia e lëvizjes është e madhe. Nëse pajisjet sinjalizuese nuk janë në rregull. Nëse rruga është e rrëshqitshme. Çka duhet të keni parasysh nëse kryqëzimi është i rregulluar me shenja trafikut? Çdo herë duhet të ndalem para kryqëzimit. Do ta respektoj domethënien e shenjës së trafikut. Respektimin e rregullës së krahut të djathtë. Si quhet çdo mjet që lëviz në rrugë me fuqi të motorit të vet, i cili sipas konstruksionit, pajisjeve, veglave e pajimeve është paraparë për transport të personave, përkatësisht të ngarkesave / mallit, për kryerje të punëve a për tërheqje të mjeteve të bashkëngjitura, përveç mjeteve që lëvizin nëpër binarë? Bashkësi mjetesh. Automjet. Moped. Cilat kushtet duhet plotësuar nëse me mjet transportohen fëmijë në mënyrë të organizuar ? Mjeti duhet t’i plotësojë kushtet e veçanta dhe të jetë i shënuar me shenjë të veçantë, Gjatë kohës së hyrjes dhe daljes së fëmijëve nga mjeti, shoferi duhet t’i ndezë të gjithë treguesit e drejtimit të mjetit. Mjeti duhet të jetë i shënuar me trekëndëshë të sigurisë. A lejohet tejkalimi i traktorit në pjesën e rrugës së kufizuar me vijë të plotë gjatësore? Jo, pasi është e ndaluar me rregullat e trafikut. Po, nëse nuk pengohen ose rrezikohen pjesëmarrësit tjerë në trafik. Po, vetëm jasht zonës urbane. Sa është shpejtësia më e madhe e lejuar brenda zonës urbane nëse me shenjë trafiku nuk është përcaktuar ndryshe? 50 km/h 60 km/h. 80 km/h. Ku ndalohet ndalja e mjetit? Në distancë më të vogël se 5 metra para vendkalimit të këmbësorëve. Në nënkalime dhe mbikalime. Mbi binaret e tramvajit. Çka tregon kjo shenjë e trafikut? Rrugën pa dalje. Vendparkim për automjete. Stacionin për ndihmë të parë. Çka tregon kjo shenjë e trafikut? Fillimin e zonës ku është e kufizuar shpejtësia. Mbarimin e zonës ku është e kufizuar shpejtësia. Zonën ku ndalohet ndalja dhe parkimi i mjeteve. Çka tregon kjo shenjë e trafikut? Kalimi pa u ndalur - dogana. Kalimi pa u ndalur - pagesa rrugore. Kalimi pa u ndalur - policia. Çfarë na tregon kjo shenjë e trafikut? Ndalim kthimi djathtas Ndalim kthimi majtas. Ndalim kthimi gjysmërrethor. Çka tregon kjo shenjë e trafikut? Ndalim trafiku për traktorë. Pjesën e rrugës ku duhet të lëvizin traktorët. Ndalim trafiku për gjysëmrimorkio. Në cilat drejtime ju ndalohet të lëvizni sipas pozitës së policit? Djathtas. Drejt. Majtas. Cila shenjë tregon rrugën me një kah? A. B. C. Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? Do të vazhdojë lëvizjen i pari. Jam i obliguar t’i jap përparësi kalimi automjetit të zjarrëfiksëve. Do t’i jap përparësi kalimi këmbësorit. Në semafor ndriçon drita e verdhë vezulluese (me ndërprerje). Çka duhet të keni parasysh në këtë situatë? Do të ndalem para shenjës. Do të vazhdoj lëvizjen para automjetit të kuq. Automjeti i kuq do të vazhdojë lëvizjen i pari. Si duhet vepruar në këtë situatë? Do të vazhdoj lëvizjen para automjetit të kuq. Do të vazhdoj lëvizjen pas automjetit të kuq. Duhet të ndalem para kryqëzimit. Çka e karakterizon ngasjen ekonomike? Qëndrueshmëria e gjatë e mjetit. Shpenzimet maksimale të karburantit. Shpenzimet minmale të karburantit. Cilat janë pajisjet dimërore te automjetit të udhëtarëve (veturës)? Gomat M+S. Zinxhirët për borë. Lopata. Si ruhet ambienti? Moslejimi i rrjedhjes së vajit nën automjet. Shfrytëzimi i karburantit që parasheh prodhuesi. Hedhja e gomave të harxhuara në vende përkatëse. Cilët faktorë ndikojnë negativisht në gjendjen psiko-fizike të shoferit? Klima e pa përshtatshme në mjet. Zhurma dhe vibracionet. Lodhja e shoferit. ‹› × SHARE ON:
Shpresojme qe t'ju pelqej faqja, testi do te jete gjithnje falas, gjithqka kerkojme nga ju eshte ta shperndani ate ne menyre qe edhe te tjere ne nevoj ashtu si ju te kene mundesi te qasen ketu.
0 comments:
Post a Comment